Kur përurohej autostrada e parë në Los Anxhelos

Historia

Kur përurohej autostrada e parë në Los Anxhelos

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 07:29
Arkiv

Zyrtarët e Departamentit të Transportit të Kalifornisë dhe të qytetit Los Anxhelos, më 30 dhjetor 1940, kryesuan ceremoninë për inaugurimin e autostradës së parë të këtij qyteti.

Rreth 1 mijë e 500 vetë morën pjesë në prerjen e shiritit të kësaj autostrade prej 7 kilometrash që ishte zgjatim i një rruge të gjerë të quajtur “Arroyo Seco” dhe që lidhte qendrën e Los Anxhelosit me qytetin e Pasadenës.

Autostrada e re kishte një gjerësi prej 21 metrash dhe kishte tre korsi në secilin drejtim. Ajo mori emrin “Arroyo Seco”, siç quhej një përrua i tharë, i cili zgjatej paralel me të.

Përgjatë kësaj autostrade u ndërtua më vonë edhe stadiumi i famshëm Rose Bowl i Pasadenës.

Sot Los Anxhelosi është i famshëm për autostradat e tij që kapin rreth 1 mijë kilometra gjatësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat