Le Figaro (1911) / Paqja, sipas deputetit shqiptar Ismail Qemali, është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve për këtë arsye

Historia

Le Figaro (1911) / Paqja, sipas deputetit shqiptar Ismail Qemali, është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve për këtë arsye

Nga: Aurenc Bebja Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:30
Ismail Qemali

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Image
Le Figaro

Vjenë, 14 korrik.

 Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.

 Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.

 Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.

 Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat