Le Soir (1889) / I urojmë mirëseardhjen romanit “Bardha e Temalit” të Albanus Albano-s, francezit në zemër dhe parizianit në shpirt

Historia

Le Soir (1889) / I urojmë mirëseardhjen romanit “Bardha e Temalit” të Albanus Albano-s, francezit në zemër dhe parizianit në shpirt

Nga: Aurenc Bebja Më: 27 prill 2020 Në ora: 08:38
Shkrimi i Le Soir

“Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Librat e rinj

“Bardha e Temalit, nga Albanus Albano, vol. 1 in-18 jesus, tek Albert Savine : 3.5 franga

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori.

Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme.

Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-soir-1889-i-urojme-mireseardhjen-romanit-bardha-e-temalit-te-albanus-albano-s-pashko-vases-francezit-ne-zemer-dhe-parizianit-ne-shpirt/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat