Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike

Historia

Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike

Nga: Nue Oroshi Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:07
Nue Oroshi

Çdo organizim qoftë organizatë ,shoqatë, forum, parti politike apo ndonjë organizim tjetër e ka edhe zanafillën apo burimin e egzistencës se themelimit të saj. Një zanafillë të tillë e ka edhe Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH të cilën e udhëhoqi deri në vdekje atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Meqenëse jemi në prag të themelimit të 51-vjetorit të kësaj Besëlidhje Shqiptare  atëherë është e udhës që se paku ti kujtojmë këta atdhetar shqiptar në bazë të shënimeve që më pat dërguar më,13 shkurt 2008, sa ishte gjallë Kryetari i Besëlidhjes Kombtare Shqiptare atdhetari Emin Fazliu.

Me bacën Emin më ka ra fati që të punojmë bashkë mbi një dekadë të terë. Ishte një atdhetar i mirfilltë i cili asnjëherë nuk u dorëzua por punoj me një përkushtim të mirfilltë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Atij ju përgaditën tri atentate por fatbardhësisht ju shpëtoj këtyre atentateve. Bile në njërin atentat njëri nga atentatorët ishte gjetur i vdekur. Ende sot e asaj dite nuk dihen për rrethanat si u vra ai atentator por sigurimi shtetëror serb e la në heshtje këtë vrasje për të mos u hetuar veprimi që kryenin puntorët e tyre në Gjermani,ku i vrisnin atdhetarët shqiptar. Baca Emin nuk e kishte lehtë sepse ndiqej këmba - këmbës nga klyshtë e UDB-së por ishte në shenjestër edhe të majtistëve  të Enverit.

Pra, dy lloj kuqaloshash e luftonin atdhetarin Emin Fazlia. E luftonin për faktin se Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare ishte njëra nder organizatat e rralla shqiptare në Evropë që Bashkimin Kombëtar e shikonte pa bashkëpunim me ideologjinë komunsite ruso-serbe. Deri sa ai vepronte dhe luftonte ju plagos rënd me atentat bashkëpuntori më i ngushtë Rasim Zenelaj, dhe ju vra në Bruksel nga një atentat Vehbi Ibrahimi.

Këto dy atentate Emin Fazliun e mërzitën shumë por nuk e dorzuan. Nuk e dorzuan për faktin sepse si fëmijë baca Emin Fazlia e dëgjoj bisedën e gjyshit të tij për vrasjen dhe masakrimin që i kishin bërë komunistat babait të tij Hajredin Vidiqishit. Hajredini kishte qenë një luftëtar i fortë i Shqipërisë Etnike. Meqenëse me Emin Fazliun na lidhte një miqësi e fortë e bashkëpunimit kombëtar një ditë i thashë:´´ Baca Emin uroj që të na jetosh edhe shumë vjet më shëndet të plotë.

Por pasiqë i keni kaluar disa vite duhët që të bësh deshifrimin e listës Emërore të pjesëmarrësve të BKDSH në Kuvendin themelues që është mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtri pasiqë të gjithë pjesëmarrësit ishin të shënuar me shifra dhe jo me emra dhe mbiemra të vërtetë.Pas një hezitimi të vogël e pranoj kërkesën time dhe vendosi të bëj deshifrimin e të gjithë emrave dhe mbiemrave të atdhetarëve shqiptar që morën pjesë në Kuvendin themelues të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972. ´´ Ata vendosën që jo vetëm që të marrin pjesë por edhe ti shkrin grupet e tyre politike në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Duke poseduar mijëra dokumente të kësaj Besëlidhje vërtetë shihet se atdhetarët shqiptar kanë zhvilluar një aktivitet të madh kombëtar.

Por pasiqë të gjithë këta atdhetar iu takonin lëvizjeve të djathta politike për ta është shkruar shumë pak apo nuk është shkruar fare. E motoja e tyre ishte siç edhe e shkruan në Ditarin e Burgut  atdhetari Gjokë Spaqi pjesëmarrës në emër të GLP- Grupit të Lidhjes se Prizrenit në këtë Besëlidhje Kombëtare Shqiptare: “Se npaqa shtu ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!”. Për këtë Besëlidhje shkruhet pak se ata nuk përshendeteshin me grusht siç ishin disa lëvizje të tjera që sot po na i ngrisin në piedestal a në fakt ishin shumë pasive në krahasim me këta djem atdhetar që rridhnin shumica nga familjet që kishin dhan gjak për Shqipërinë Etnike.

Duke i qëndruar besnik idealit kombëtar siç e cekë atdhetari Gjokë Spaqi në ditarin e tij të burgut ku e posedoj këtë ditar origjinal të tij dhe duke i takuar një familje që çdo gjë shkriu për Shqipërinë Etnike dhe luftën kundër komunizmit vendosa që këtë listë të pjesëmarrësve ta botoj të plotë pa asnjë ndryshim ashtu siç kishte dërguar Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare atdhetari Emin Fazlia. Ndërsa populli shqiptar duhet të di se kush ishin këta atdhetar se ka mundësi ndonjërin nga këta emra nuk e kanë ndëgjuar fare. Këtë listë e kemi botuar edhe në njërin nga  Librat e  të Djathtës Shqiptare më një hyrje dhe përfundim që e kishte përgatitur studiuesi Selman Etemi. Në prag të 51 vjetorit te themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare po e japim te plotë listën e pjesëmarrësve të kuvendit te BKDSH që u mbajt më 16 gusht 1972.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat