Le Petit Parisien (1929): Arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë së mbretit Zog dhe Turqisë - Bota Sot
Le Petit Parisien (1929): Arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë së mbretit Zog dhe Turqisë

Historia

Le Petit Parisien (1929): Arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë së mbretit Zog dhe Turqisë

Nga: Aurenc Bebja Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:45
Shkrimi i Le Petit Parisien

“Le Petit Parisien” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara diplomatike asokohe midis Shqipërisë dhe Turqisë, për shkak të tri çështjeve, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

“Romë, 3 tetor (dep. Petit Parisien)

Sipas informacioneve që vijnë nga Tirana për gazetat italiane, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndërprerë për arsyet e mëposhtme:

– mosnjohja, deri më sot, nga republika turke, e monarkisë shqiptare me në krye Ahmet Zogun;

– tërheqja prej shumë kohësh në Angora (Ankara), e ministrit turk të akredituar pranë qeverisë shqiptare;

– largimi (shkarkimi) i një përgjegjësi turk.

Këto fakte demonstrojnë qartë synimin e qeverisë turke, ndaj qeverisë mbretërore të Tiranës, që të mos ketë marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar.

Sa i përket zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, ajo ka publikuar në shtypin lokal një deklaratë në të cilën pretendon se largimi i legatave të Shqipërisë nga Angora (Ankara) dhe Bukureshti ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1929-ja-arsyet-e-nderprerjes-se-marredhenieve-diplomatike-midis-shqiperise-se-mbretit-zog-dhe-turqise/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera