Pllaka e argjilës me vargjet e Homerit ndër 10 zbulimet më të famshme

Historia

Pllaka e argjilës me vargjet e Homerit ndër 10 zbulimet më të famshme

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Pllaka e argjilës

Një pllakë prej argjile me 13 vargje të “Odisesë” së Homerit, që u gjet në Olimpin antik në korrik, është një prej 10 zbulimeve më të famshme të vitit 2018 për arkeologjinë, sipas revistës së Institutit Amerikan të Arkeologjisë.

Sipas zbulimeve paraprake, tableta i përket epokës romake, me shumë mundësi më e vjetër sesa shekulli III pas Krishtit dhe u gjet në Olimp.

Kjo copë prej argjile duket të jetë fragmenti më i vjetër i Librit 14 të ”Odisesë”, vargjet 1-8 dhe 9-13, sipas një njoftimi pas zbulimit të tij në korrik 2018.

Ekipi i gërmimit tha se “se deri tani, kjo është copa e parë e një pllake prej argjile që përmban pjesë të ‘Odisesë’ dhe ekspertët po bëjnë kërkime nëse kjo është copa më e vjetër që është gjetur në territorin grek që përmban poemën epike të Homerit”.

Kjo pllakë u gjet gjatë një studimi gjeo-arkeologjik që u zhvillua rreth mauzoleut nën mbikëqyrjen e Erofili Iris Kollia, drejtore e sektorit të Antikitetit, me bashkëpunimin e Institutit Gjerman të Arkeologjisë dhe tre universiteteve gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat