Anëtarja e kryesisë së AKR-së: Ja pse kemi bërë kompromise të vështira që na kanë kushtuar

Intervista

Anëtarja e kryesisë së AKR-së: Ja pse kemi bërë kompromise të vështira që na kanë kushtuar

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 4 tetor 2019 Në ora: 14:23
Suzana Sejdijaj

Zyrtarja e Gjendjes Civile në Komunën e Vushtrrisë dhe anëtarja e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Suzana Sejdijaj, është shprehur e bindur që shteti i Kosovës ka nevojë për një politikë të partisë së AKR-së, në mënyrë që nga vendi të mos ikin rina e Kosovës, kështu duke treguar edhe programin që ka AKR-ja.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Sejdijaj, tha që AKR-ja, ka padyshim programin më të duhurin për qytetarët e vendit, dhe se pikat që përmban programi ynë do të sjellin ndryshime pozitive në vend, dhe se votimi për AKR-në, është zgjedhja e duhur nga ana e qytetarëve.

“Bota sot”: Pse keni vendosur për t’i hyrë garës për deputet?

Suzana Sejdijaj: Unë në jetën time jam përballur me shumë sfida nga më të ndryshmet dhe kam triumfuar në këto sfida të cilat mendojë se më kanë bërë një person mjaft të fortë për tu përballur me jetën.

Duke parë gjendjen politike dhe sociale në Kosovë e cila është në gjendje të cilën e kemi ëndërruar para 20 vitesh nuk është gjendja me të cilën mund të kënaqem për fëmijët e mi e rrjedhimisht edhe për fëmijët e tjerë të cilët janë e tashmja dhe ardhmja e vendit tonë kjo është arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare që nga ulësja e Kuvendit duke iniciuar procese që do ta ndërronin gjendjen për të mirë.

Mundësia më e mirë për të ndërruar këtë gjendje në vendin tonë të cilën e kanë sjellë politikan të pa vëmendshëm është duke zgjedhur politikan të cilët mendojnë për të mirën e vendit

“Bota sot”:  Cili është programi i juaj?

Suzana Sejdijaj: Programi ynë si parti e që jemi në kuadër të partive liberale evropiane i përshtatet dhe i përkushtohet plotësisht mirëqenies së individit dhe e ka për qëllim ofrimin e jetës sa më të mirë për qytetarët e vendit

Zhvillimi ekonomik që e kemi ndarë në 10-të shtylla të cilat janë baza e programit tonë

Shëndetësia cilësore dhe e barabartë për të gjithë

Sundimi i ligjit me prokuror e gjykatës të cilët do ta ushtrojnë detyrën pa presione politike

Zhvillimi i arsimit me sisteme moderne evropiane.

Këto janë disa nga pikat e programit tonë që është më i miri pa asnjë dyshim.

“Bota sot”: Pse mendoni që programi i AKR-së është më i miri?

Suzana Sejdijaj: Programi ynë i përshtatet më së miri gjendjes në të cilën jetojmë dhe e jep alternativë më të mire për ta ndërruar këtë gjendje për të mirë.

“Bota sot”: Si e përshkruani gjendjen politike në Kosovë?

Suzana Sejdijaj: Gjendjen politike në Kosovë mundemi ta përshkruajm si gjendje ku shumica e partive dhe politikanëve kanë zgjedhur interesat e tyre partiake dhe klanore para atyre shtetërore

E në përjashtim me këtë AKR ka qenë ajo e cila ka bërë kompromiset e mëdha për mos ta lënë vendin për të shkuar në gjendje edhe më të keqe e cila edhe na ka kushtuar shpesh por nuk pendohemi

 “Bota sot”: Si mendoni ta luftoni korrupsionin, cilët janë hapat që do të ndërmarrin AKR-ja, në këtë drejtim?

Suzana Sejdijaj: Korrupsioni fillon të luftohet fillimisht duke mos u korruptuar dhe duke mos korruptuar fillimisht ne si krerë dhe politikan pastaj çdo hap do jetë me i lehtë:

-Rishikimin funksional të institucioneve të sundimit të ligjit me qëllim që të sigurohet më shumë llogaridhënie,transparencë,qasje në drejtësi, rrjedhimisht funksionimin e gjyqësorit.

-Rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe pse është thelbësor nuk mund të prodhojë efekte pa ndryshim rrënjësor në administratën e gjyqësorit. Në këtë drejtim, ne do të prezantojmë pakon e pensionimit vullnetar të parakohshëm për gjyqtarët,prokurorët dhe stafin administrative i cili do t’i hapte rrugë profesionistëve të rinj;

-Rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial

-Fillimin e procesit të vetingut;

-Ndryshimin e infrastrukturës ligjore,me qëllim që proceset gjyqësore të përfundojnë në kohë sa më të shpejtë;

-Aleanca Kosova e Re,po ashtu, do të zhvillojn programin e gjyqtarëve të rinj,program që ka për qëllim inkudarimin e të gjithë juristëve të diplomuar dhe sapo diplomuar në sistemin e drejtësisë.

-Të gjithë juristët,do  të shërbejnë si krah i shtuar i gjyqtarëve aktual, për të përshpejtuar kontrollimin e të gjitha lëndëve në proces. Sot, kemi me mijëra lëndë të cilat nuk trajtohen për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve. Programi i juristëve të rinj do të ndihmonte në  zgjidhjen e këtij problem.

“Bota sot”: Po në lidhje me taksën,cila është zgjedhja?

Suzana Sejdijaj: Ne jemi parti liberale kur themi liberale d.m.th. jemi liberal në të gjitha sferat duke përfshirë edhe tregun dhe liberalizimin e tregut në një treg të përbashkët.

“Bota sot”: Kënd do e përfaqësoni në Kuvend?

Suzana Sejdijaj: Do të jem përfaqësuese e të gjitha shtresave të qytetarëve mirëpo me theks të veçante do të jem e fokusuar në lobim për të drejtat e grave dhe rritje të përfaqësimit të tyre në çdo nivel, do të loboj maksimalisht që ligjet që janë në fuqi dhe që implikojnë gjininë femërore të implementohen në plotni por edhe të modifikohen nëse ka nevojë.

“Bota sot”: Ju jeni nga qyteti i Vushtrrisë, çfarë premtoni për këtë qytete?

Suzana Sejdijaj: Qytetarët e Vushtrrisë kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz, për një zë më të fuqishëm në parlament sepse nevojat e tyre janë të mëdha dhe pasiviteti i përfaqësuesve të deritanishëm më ka shtyrë që të jem aktive në politik dhe pse jo të kandidoj edhe për deputete.

“Bota sot”: Mesazhi për të gjithë votuesit, e zgjedhjeve të 6 Tetorit?

Suzana Sejdijaj: Është ditë shumë me rëndësi për të ardhmen e secilit prej nesh, prandaj në mënyrë masovike të dalin dhe të votojnë pa presion dhe në formë demokratike, të sillen në mënyrë sa më të qytetëruar atë ditë. Përfaqësoj politikat e AKR-se prandaj, kërkoj që ta votoni këtë koalicion me nr 122.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat