Lluka fton bizneset nga Katari të investojnë në Kosovë

Biznes

Lluka fton bizneset nga Katari të investojnë në Kosovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:24
Pamje nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutoi rreth mundësive për bashkëpunim ekonomik në sektorët të cilat mbulon MZHE.

Gjatë takimit, Lluka kërkoi që të shqyrtohen mundësitë që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Katarit, bën të ditur një njoftim nga MZHE.

“Ministria e zhvillimit ekonomik vepron në disa sektorë ndër to energjia, teknologjia informative, minierat dhe energjia fusha në të cilat ka potenciale të mëdha dhe qe janë të hapura për investime. Shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje të shikoni mundësitë të cilat ofrohen në këto fusha dhe të ftohen bizneset nga Katari që të investojnë”, citohet të ketë thënë Lluka.

MZHE ka njoftuar se ambasadori ka thënë se do të shihen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Katarit dhe Kosovës.

Bëhet e ditur se temë e diskutimit ishte edhe sektori i ujërave të Kosovës me synim që të tërhiqen investime nga Katari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat