ANP “Adem Jashari”, fitues i çmimit për biznes të përgjegjshëm - Bota Sot
ANP “Adem Jashari”, fitues i çmimit për biznes të përgjegjshëm

Biznes

ANP “Adem Jashari”, fitues i çmimit për biznes të përgjegjshëm

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Në ceremoninë e mbajtur nga “Peer Awards for Excellence” në Londër të Britanisë së Madhe, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës i është ndarë çmimi për Biznes të Përgjegjshëm për impaktin e kompanisë në shoqërinë e vendit ku operon.

Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së ambientit duke përfshirë zvogëlimin e emetimit të dyoksidit të karbonit, trajtimin e ujërave dhe mbetjeve, proceset transparente të rekrutimit, shërbimet e reja me ndikim në rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve si “Airport Helper”, si dhe implementimi i sistemeve më të avancuara të sigurisë dhe i atyre për trajtimin e aeroplanëve dhe udhëtarëve, kanë qenë pikat e vlerësuara nga juria që e kanë vendosur ANP “Adem Jashari” në listën e kompanive më të përgjegjshme ndaj shoqërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë për disa vite qëndron në listën e aeroporteve me performancën më të lartë në Evropë, me ç’rast ka pranuar dhjetëra çmime për efikasitet në operime dhe përgjegjësi korporatave, thuhet në komunikatën për media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera