Kirurgu paralajmëron për hedhjet në det dhe pishinë - Bota Sot
Kirurgu paralajmëron për hedhjet në det dhe pishinë

Këshilla mjekësore

Kirurgu paralajmëron për hedhjet në det dhe pishinë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, sipas një kirurgu.

“Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim mbrapa, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar i Southamptonit.

Kohët e fundit, ai operoi mbi një pacient i cili kishte copëtuar lëkurën e shpinës, duke u zhytur në shkëmbinj të fshehur në Kroaci.

Një tjetër burrë lëvizi rruazat në qafë në një rrëshqitëse uji në Spanjë.

Davies, një kirurg konsulent kurrizor, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndërrojë kahje në çast”.

“Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë” tha ai, duke paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...