Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur - Bota Sot
Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur

Këshilla mjekësore

Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:41
Ilustrim

Të konsumosh verë të kuqe me masë nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e mirë për shëndetin.

Sipas studimeve të fundit një gotë verë në ditë ul rrezikun e Trombozës (sëmundje e cila bllokon venat e gjakut), me 10 përqind.

Mendohet se një sasi vere prej 125ml në ditë, zvogëlon nivelin e proteinave të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Nga një studim i bërë, të gjithë ata persona të prekur nga kjo sëmundje, pas një periudhe ku konsumonin këtë sasi verë filluan të përmirësoheshin duke mësuar të flisnin dhe ecnin sërish.

Ndërkohë sipas ekspertëve në Cmabridge dhe Suedi, edhe 2 gota birre në ditë, ulnin rrezikun 8 përqind më shume.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat