Pse keni dhimbje koke vetëm në njërën anë?

Këshilla mjekësore

Pse keni dhimbje koke vetëm në njërën anë?

Më: 28 prill 2020 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Shumë njerëz kanë dhimbje koke vetëm në njërën anë anën të saj. Dhimbja mund të shoqërohet edhe nga simptoma të tjera si lodhje, nauze dhe probleme me shikimin.

Cilat janë shkaqet?

Dhimbja e njërës anë të kokës mund të shkaktohet nga:

Probleme neurologjike:

Neuralgjia oksipitale – ndodh kur nervat oksipital dëmtohen ose inflamohen. Simptomat mund të jenë dhimbje e fortë ne shpatull, kokë dhe qafë, pas syrit dhe sensitivitet ndaj dritës.

Arteriti temporal -  ndodh kur arteriet në kokë dhe qafë infalmohen. Shafqet me dhimbje muskulare dhe dhimbje të asaj ane të kokës. Simptoma të tjera mund të jenë lodhje dhe dhimbje të nofullës.

Neuralgjia trigeminale – nje dhimbje shumë e fortë e fytyrës dhe kokës. Dhimbje prek kryesisht njërën anë të kokës.

Përdorimi i disa barnave

Dhimbja mund të jetë si pasojë e disa barnave pa recetë (OTC). Mund të shkaktohet nga mbi përdorimi i tyre. Barnat të cilat mund të përmenden janë:

Acetaminofen (Paracetamoli)
Aspirin
Ibuprofen

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), është lloji i dytë më i shpeshtë i dhimbjes sekondare të kokës. Këto dhimbje kanë tendencën të jenë më të forta pas zgjimit.

Shkaqe të tjera:

Disa shkaqe të tjera që mund të çojnë në dhimbje të njëanshme të kokës mund të jenë:

Alergjitë
Aneurizma
Lodhja
Dëmtimet e kokës
Infeksionet e sinuseve
Luhatjet e nivelit të glukozës në gjak (edhe pas shmangies së një vakti)
Tumoret
Kërko një takim me neurologun
Cilat lloje të dhimbjes së kokës prekin kryesisht një anë?

Janë rreth 300 lloje dhimbje koke dhe rreth 90% e tyre nuk e kanë një shkak të njohur. Megjithatë, migrena dhe dhimbja e kokës e tipit Cluster kanë më shumë gjasa të shfaqen në njërën anë anën të kokës. Dhimbjet e kokës tensive po ashtu, mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme të kokës.

Migrena

Gjenetika mendohet se luan një rol të rëndësishëm në migrenë – një dhimbje e fortë koke pulsuese, e cila mund të shoqërohet me çrregullime të shikimit, nauze, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjeshmëri ndaj zhurmave dhe të vjella.

Simptomat mund të zgjasin deri në 72 orë nëse nuk trajtohen dhe dhimbja kryesisht prek njërën anë të kokës.

Trajtimi i hershëm është kyç në reduktimin e kohëzgjatjes dhe simptomave të migrenës. Trajtimi mund të jetë më barna me recetë ose barna OTC.

Dhimbja e kokës e tipit Cluster

Është një lloj dhimbje koke e rrallë dhe ka tendencën të jetë ciklike. Dhimbja është intense dhe zakonisht shfaqet përreth syrit. Mund të përhapet edhe në zona të tjera të kokës si fytyra, qafa dhe shaptullat.

Simptoma shoqëruese mund të jenë:

Djerësitje në fytyrë
Skuqje dhe lotim të syrit
Lodhje
Bllokim të hundëve
Ënjtje të zonës përreth syrit

Burrat preken më shpesh se gratë, ndërsa shkaku i saj mbetet ende jo plotësisht i njohur, por duhanpirja, alkooli dhe historia familjare rrisin riskun për të shfaqur këtë lloj dhimbje koke.



Dhimbja e kokës tensive

Është lloji më i shpeshtë i dhimbjeve të kokës dhe ndodh në rreth 75% të njerëzve. Zakonisht i prek të dy anët e kokës, por disa persona mund të kenë dhimbje të njëanshme.

Simptomat shoqëruese të dhimbjes janë:

Ndjeshmëri e skalpit
Mbindjeshmëri e shpatullave dhe muskujve të qafës
Shtrëngim dhe presion në ballë ose mbrapa kokës

Simptomat zakonisht zgjasin për disa minuta deri në disa orë dhe mund të trajtohen me barna OTC. Në mënyrë për t`i parandaluar ato, personat me dhimbje tensive të shpeshta duhet të ndryshojnë disa tipare të stilit të jetesës ose shmangin nxitësist e dhimbjes.


Dhimbjet e kokës janë një ankesë shumë e përhapur mjekësore dhe prekin shumicën e njërëzve.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë për t`u shqetësuar. Zakonisht, simptomat do të largohen vetvetiu brenda disa minutave ose orëve me ndihmën e barnave OTC, ndryshimeve në stilin e jetesës ose shmangien e nxitësve të dhimbjes.

Konsultohuni me nje mjek nëse dhimbja e kokës persiston ose përkeqësohet me kohën. Në rast të migrenes apo të dhimbjes së kokës të tipit Cluster, janë shumë lloje trajtimesh të cilat mund të menaxhojnë simptomat dhe të reduktojnë intensitetin, frekuencën dhe kohëzgjatjen e dhimbjes./Burimi: MiaClinic 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat