Kujdesi për vaginën, çfarë nuk duhet të përdorni

Këshilla mjekësore

Kujdesi për vaginën, çfarë nuk duhet të përdorni

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:34
Foto Ilustrim

Kemi folur shpesh herë për kujdesin që duhet të tregojmë për mirëmbajtjen e vaginës, çfarë duhet të përdorim, cilat ushqime janë të shëndetshme dhe cilat jo, por këtu do të përmbledhim 5 veprimet të cilat e dëmtojnë vaginën dhe shëndetin e gruas.

Duke menduar se larësit dhe pastrimet e shumta janë të mira, ne jemi duke e ekspozuar veten ndaj infeksioneve të ndryshme. Ja disa këshilla të cilat duhet t’i dijë dhe t’i ndjekë çdo grua duke eliminuar:

Larësit – Femrat të cilat përdorin larësit vaginal janë më shumë të rrezikuara të preken nga infeksionet urinare.

Dezinfektues vaginal – Duke përdorur dezinfektuesit vaginal jeni më të rrezikuar ndaj infeksioneve bakteriale dhe mykut.

Pecetat e lagura mund të jenë të rehatshme për t’u përdorur, por mund të bëhen shkak për zhvillimin e infeksioneve urinare.

Depilimi me dyllë apo me brisk është gjithashtu i dëmshëm, pasi duke hequr qimet pubike krijoni hapësira për baktere.

Hidratantët, duke përdorur hidratant ju jeni më të predispozuar ndaj mykut vaginal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat