Dhimbjet në fund të barkut dhe fryrjet – trajtimet më të mira natyrale

Këshilla mjekësore

Dhimbjet në fund të barkut dhe fryrjet – trajtimet më të mira natyrale

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Fryrja e stomakut zakonisht ndodh për shkak të përthithjes së keqe të karbohidrateve dhe sheqernave. Foto: Flickr

Konsumi i tepruar i ushqimeve me yndyrë por edhe stresi, janë dy nga shkaqet më të përhapura të fryrjes në stomak dhe dhimbjet e fundit të barkut.

Megjithatë, ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar disa prej shkaqeve të dhimbjeve në këtë zonë dhe fryrjes.

Shkaqet Më Të Përhapura Të Dhimbjeve Dhe Fryrjes

Fryrjet në stomak dhe dhimbjet në pjesën e poshtme abdominale janë shumë të përhapura mes njerëzve.

Në raste jo të shpeshta, këto probleme janë normale, megjjithatë ka raste kur ato përbëjnë shkas për shqetësim.

Për shembull, fryrja mund të ndodhë për arsye të problemeve të mëposhtme shëndetësore.

Bëhet fjalë për:

Konstipacionin,

Ndjeshmërinë e lartë ndaj laktozës apo glutenit,

Inflamacioni,

Çrregullimet e traktit gastro-intestinal,

Problemet në zorrë,

Dhimbjet menstruale,

Prania e një cisti në vezore.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, fryrjet dhe dhimbjet në pjesën e poshtme abdominale ndodhin më shpesh tek femrat.

Në shumë raste, fryrjet dhe dhimbjet nuk burojnë domosdoshmërisht nga stomaku ose organet riprodhuese.

Këto dy simptoma mund të ndodhin edhe për shkaqet e mëposhtme:

Alergjitë ndaj barnave,

Efektet anësore të disa ilaçeve,

Hernia,

Infeksion në rrugët urinare,

Gurët në veshka

Apendisiti.

Këtu mund të mësoni si të bëni dalloni shenjat dhe simptomat paralajmëruese të apandisitit.

Trajtimet Më Të Mira Natyrale Kundër Fryrjes

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, hapat e mëposhtëm janë mënyrat më të mira për të zgjidhur fryrjen e barkut.

Ecja

Aktiviteti fizik vë zorrët në lëvizje dhe rrjedhimisht ndihmon në çlirimin e gazrave të akumuluar në stomak.

Për më tepër, ecja funksionon edhe kundër konstipacionit.

Fibra Në Mënyrë Graduale

Ngrënia graduale e ushqimeve të pasura me fibër ndihmon në parandalimin e konstipacionit dhe fryrjes.

Doza ditore e rekomanduar e fibrës është 25 gramë për gratë dhe 38 gramë për burrat.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me fibrën sepse konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë më shumë gazra e fryrje.

Më Shumë Ujë

Ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e pijeve të gazuara me ujë. Këto pije shkaktojnë shumë fryrje në stomak dhe për më tepër janë të pasura në sheqer.

Ushqyerja e Rregullt

Njerëzit zakonisht ndihen më të fryrë kur hanë një vakt të rëndë.

Kjo mund të shmanget nëse njeriu konsumon disa vakte të vogla gjatë ditës të cilat do të mbajnë sistemin tretës në lëvizje.

Përtypja e shpejtë e ushqimit lejon gëlltitjen e ajrit dhe akumulimin e tij në stomak.

Pirja e lëngjeve me pipëz gjithashtu lejon akumulimin e ajrit në stomak dhe rrjedhimisht fryrjen.

Kujdes Me Kripën

Kripa e tepërt mund të shkaktojë një akumulim të madh të lëngjeve në trup.

Një gjë e tillë do të shkaktojë ënjtje dhe fryrje në stomak, këmbë dhe duar.

Një Vizitë Te Mjeku

Në disa raste, fryrja e stomakut mund të ndodhë edhe si pasojë e një problemi mjekësor.

Këtu përfshihen: inflamacioni i zorrëve, koliti, cisti i vezoreve e të tjerë.

Një vizitë tek mjeku mund t’ju ndihmojë të përjashtoni problemin mjekësor dhe të fokusoheni tek ushqyerja për të eliminuar fryrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat