Mjaft i bëtë këto 5 veprime, mjekët gjinekologë i ndalojnë dhe ka një përse

Këshilla mjekësore

Mjaft i bëtë këto 5 veprime, mjekët gjinekologë i ndalojnë dhe ka një përse

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një takim tek gjinekologu mund të merret shumë më seriozisht nga se duhet. Femrat shqetësohen edhe për qimet e këmbës, lëkurën e thatë apo sekrecionet vaginale, kur në të vërtete gjinekologu nuk do i vërë re. Më poshtë Living do të rendisë 5 gjërat që gjinekologët nuk do t’jua thonë, por ju duhet t’i dini.

1.Ndaloni së bleri produkte që nuk ju duhen: Një mjeke obstetër-gjinekologe në Kaliforni, Suzanne Gilberg-Lenz, thotë "Vezoret tuaja kanë një membranë delikate mukozale me një ekuilibër të përsosur bakterial, dhe kur përdorni produkte që përmbajnë kimikate, ju e rrisni rrezikun e infeksioneve."Nqs doni të dëgjoni doktorin mbajeni atë sapun ose shampo të veçantë larg.

2. Mos i mbani problemet për veten tuaj: "Ndaloni së prituri për vizitën e rradhës që mund të jetë pas një viti. Nqs keni ndonjë shqetësim si p.sh ilaçi që keni marrë në vizitën e fundit nuk ka funksionuar ose që ju keni injoruar ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor ose simptomë gjatë gjithë vitit shkoni tani të bëni një vizitë", thotë Dr. Gilberg-Lenz. Ashtu si të gjitha marrëdhëniet e mira, komunikimi me gjinekologun tuaj është çelësi. Veçanërisht kur vjen puna te dhimbja ose siklete të ndryshme-bëni një telefonatë ose një takim gjatë kohës që po ndodh, këshillon ajo.

3.Mjaft u shqetësuat për këmbët e padepiluara: Mos e nxirrni si justifikim për të shtyrë vizitën: Doktoresha Gilberg thotë:-"Më besoni- doktori juaj me të vërtetë që nuk di t'ja dijë.

4. Mos kini turp të flisni: Është e kuptueshme në një farë mënyre të flisni për jetën tuaj seksuale ose lëngjet trupore mund të jetë e vështirë. Por, kjo është padyshim koha për të shpjeguar:-"Mos kini frikë të flisni për dhimbje ose sikletet gjatë seksit - këto janë ndoshta dy shqetësimet më të shpeshta që hasni", shprehet Dr.Gilberg-Lenz. Kujtohuni se gjinekologu juaj mund të ndihmojë.

5.Mos ndaloni marrëdhëniet seksuale gjatë ditëve të ovulimit: Nqs jeni duke "punuar" për të sjellë në jetë një fëmijë nuk duhet të ndaloni as në ditët e ovulimit apo me ardhjen e menstruacioneve. SIpas doktoreshës Gilberg kryerja e marrëdhënieve sa më të shpeshta do tju ndihmojë për një shtatzëni më të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat