Këshilla shëndetësore për diabetikët

Këshilla mjekësore

Këshilla shëndetësore për diabetikët

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Ka shumë informacion në dispozicion se si mund të menaxhohet niveli i sheqerit në gjak.

Për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjet e duhura, dietologia Mansi Padechia ka disa këshilla, e cila tha se rregullimet e thjeshta të stilit të jetesës mund të ndihmojnë shumë në frenimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

“A jeni ngatërruar me shumë informacione mbi diabetin? Ja çfarë ju duhet bërë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Ecni për 15 minuta pas ngrënies. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për menaxhimin e nivelit të sheqerit. Trupi juaj thith shumicën e sheqerit në këtë kohë, dhe kështu lëvizja ndihmon, shkruan Indianexpress.

Hani fillimisht ushqim me proteina. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur dhe do të zvogëloni marrjen e karbohidrateve, që do të thotë më pak rritje të sheqerit.

Përfshini ushqime që ndihmojnë në menaxhimin e diabetit. Ushqimet e shëndetshme përfshijnë, fasulen, bajamet, spinaqin, mollën, çajin kamomil etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat