Një farmaciste sugjeron këto 4 suplemente/vitamina për imunitetin!

Këshilla mjekësore

Një farmaciste sugjeron këto 4 suplemente/vitamina për imunitetin!

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Kathy Campbell, farmaciste, thotë se "asgjë nuk është më kritike për një jetë të shëndetshme sesa një sistem imunitar që funksionon mirë". Sipas saj, suplementet, krahas një diete të shëndetshme ushqimore, gjumit të mirë etj, mund të jenë një shtesë shumë efektive në mbështetjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm.

Ju duhet të flisni me një mjek dhe ndoshta të bëni analizat përkatëse për të parë se cilat vitamina apo elementë të tjerë keni në mungesë, megjithatë Campbell sugjeron këto:

1. Multivitamin me cilësi të lartë

Është e rëndësishme të sigurohet një ekuilibër i të gjithë lëndëve ushqyese në një përpjekje për të minimizuar plotësimin e tepërt me një lëndë ushqyese të vetme.

2. Vitamina C

Vitamina C është një lëndë ushqyese thelbësore, e cila nuk mund të sintetizohet nga njerëzit dhe prandaj duhet të konsumohet me dietë ose suplemente. Funksioni është kyç në shumë procese biokimike brenda sistemit imunitar.

3. Vitamina D3

Vitamina D mund të jetë tashmë e lartë, veçanërisht nëse keni bërë mjaftueshëm plazh, por nëse po e merrni si suplement, sugjerohet ta përdorni bashkë me vitaminën K për ndikim më të madh. Vitamina D ka role të shumta në trup dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e shëndetit imunitar

4. Zinku

Nivelet optimale të zinkut ndihmojnë në mbështetjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm, por duhet të bëni kujdes që të mos e teproni.

*Konsultohuni me një mjek/farmacist përpara marrjes së çdo suplemeneti, për të marrë ato që ju nevojiten më shumë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat