Kush ka probleme me kolitin, duhet të hajë sa më shumë këto ushqime

Këshilla mjekësore

Kush ka probleme me kolitin, duhet të hajë sa më shumë këto ushqime

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik dhe jeta sedentare janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit, ku ndër simptomat kryesore përmendim dhimbjet e barkut, diarrenë, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje. Më poshtë kemi disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të kosnumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti: 

1.Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm. Mjekët rekomadojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani shqeto ose të shoqëruar me fruta.

2.Uji i orizit: Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

3.Banania: përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat