Luftojeni të nxehtin duke u hidratuar me këto ushqime

Këshilla mjekësore

Luftojeni të nxehtin duke u hidratuar me këto ushqime

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Vala e të nxehtit ka përfshirë vendin tonë dhe të shumtë janë ata që po përpiqen në çdo mënyrë të freskohen dhe të hidratohen, raporton Klankosova.tv.

Përveç ujit, të cilin e pimë çdo ditë, është e rëndësishme të dimë se cilat ushqime tjera na hidratojnë dhe që duhet t’i konsumojmë sa më shumë gjatë ditëve të gjata të nxehta.

Më poshtë ju sjellim disa nga ushqimet e përditshme që ju ndihmojnë në luftimin e vapës!

Shalqiri

Është e qartë se shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me ujë, por ky ushqim i lëngshëm është gjithashtu ndër burimet më të pasura të likopenit, një antioksidant që ndihmon në luftimin e kancerit dhe gjendet në frutat dhe perimet e kuqe.

Është i pasur me vitaminë C, pastron veshkat dhe sistemin urinar. Ai përmban deri në 93 për qind ujë, dhe pikërisht kjo karakteristikë e bën atë një produkt të shkëlqyer për pastrimin e trupit, si dhe për humbjen e peshës.

Përveçse është një antioksidant i fuqishëm, ai përmban acide yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-9, zink dhe likopen. E gjithë kjo e bën shalqirin një produkt perfekt për kujdesin natyral jo vetëm të fytyrës, por edhe të lëkurës së të gjithë trupit.

Manaferrat

Manaferrat janë të shkëlqyera për hidratim. Mjedra dhe boronicat përmbajnë rreth 85 për qind ujë, ndërsa manaferrat janë pak më të mira me 88.2 për qind.

Agrumet

Agrumet me lëng mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Studiuesit thonë se komponimet në këtë frut ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe stabilizimin e sheqerit në gjak.

Grejpfruti, portokalli, limoni, lime dhe agrumet e tjera freskojnë trupin shumë mirë. Sekreti qëndron në përmbajtjen e lartë të fitonutrientëve si antocianin, flavone, vitaminë C, polifenole.

Agrumet janë vërtetuar se ruajnë shëndetin e lëkurës dhe sistemit imunitar, stimulojnë metabolizmin dhe përmirësojnë aftësinë e trupit për të shpërbërë më lehtë yndyrat nga ushqimi.

Pjepri

Një e katërta e një pjepri përmban vetëm 50 kalori, por siguron 100 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminave A dhe C.

Nëse jeni të lodhur nga frutat e thjeshta të papërpunuara, përzieni pjeprin me kos dhe ngrini ose lagni me lëng portokalli dhe shtoni nenexhik (mentë) për një pije freskuese.

Pjeshkat dhe kajsitë

Nëse vuani nga skuqjet dhe lëkura e thatë, arsyeja mund të jetë ngritja e temperaturës, për të cilën zakonisht nuk jeni në dijeni.

Përfshini pjeshkat në menunë tuaj sepse do të rimbushni shpejt kaliumin, vitaminën A dhe B12 dhe lëndë tjera ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Kajsitë janë gjithashtu një ndihmë e shkëlqyer natyrale për të ulur temperaturën e trupit dhe për të reduktuar djersitjen.

Mangoja

Nëse lëkura juaj është e thatë, hani mango. Ajo është e pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminën A, e cila normalizon prodhimin dhe jetëgjatësinë e qelizave të lëkurës.

Përmirëson pamjen e lëkurës dhe ndihmon në luftimin e akneve, pasi parandalon rritjen e prodhimit të qelizave të lëkurës. Dihet se qelizat e vdekura në kombinim me sebum (vaj natyral i lëkurës) bllokojnë poret.

Trangulli

Trangujt janë të pasur me ujë (95%), por kanë shumë pak kalori. Ky kombinim është i dobishëm për disa aspekte të shëndetit tuaj, duke përfshirë hidratimin.

Përpos që përbëhen pothuajse tërësisht nga uji, trangujt ofrojnë një sasi të vogël të disa lëndëve ushqyese, të tilla si vitamina K, kaliumi dhe magnezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat