Pagjumësia gjatë shtatzënisë: 5 këshilla të vlefshme

Këshilla mjekësore

Pagjumësia gjatë shtatzënisë: 5 këshilla të vlefshme

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Pagjumësia gjatë shtatzënisë u ndodh shumë grave, madje 78% e grave thonë se e përjetojnë si gjendje. Ndryshimet hormonale, fëmija që shkelmon në fshikëz dhe urthi janë vetëm disa faktorë që mund t'ju mbajnë zgjuar netëve të shtatzënisë.

Mungesa e mjaftueshme e gjumit mund të ketë ndikim si tek nëna, po ashtu edhe te fëmija. Hulumtimet tregojnë se mungesa e gjumit çon në probleme gjatë lindjes dhe jo vetëm.

Shkaqet e pagjumësisë së shtatzënisë:

-Luhatjet e progesteronit dhe estrogjenit

-Urthi

-Dhimbje dhe parehati në shpinë

-Të shkuarit e shpeshtë në tualet

-Ankthi

-Ëndrrat

Ja pesë këshilla të vlefshme për të gjitha gratë shtatzëna, sesi ta kalojnë pagjumësinë gjatë muajve të pritjes së ëmbël.

Gjeni kohë për aktivitete relaksuese

Një nga arsyet më të zakonshme për problemet e gjumit gjatë shtatzënisë është shqetësimi. Kjo është arsyeja pse duhet të praktikoni aktivitete relaksuese në rutinën gjatë natës. Mund të jetë çdo gjë që ju duket relaksuese si leximi i një libri ose shkrimi i mendimeve tuaja. Mund të provoni edhe ushtrime të frymëmarrjes ose teknika relaksimi të dedikuara për nënat shtatzënë.

Provoni suplemente shtesë

Melatonina është një hormon natyral që ndihmon në ruajtjen e ritmit gjumë-zgjim. Prodhimi i melatoninës zvogëlohet kur jemi të ekspozuar ndaj dritës gjatë ditës. Por, teksa ju bëheni gati për të fjetur, prodhimi i melatoninës fillon të rritet me shpejtësi dhe juve ju zë gjumi. Hulumtimet tregojnë se suplementet e melatoninës mund të nxisin gjumin gjatë shtatzënisë. Mos harroni, gjithmonë duhet të flisni me mjekun përpara se të provoni ndonjë suplement që ju ndihmon të flini.

Gjumë me strategji

Shtatzënia kërkon shumë energji dhe lëndë ushqyese që mund t'ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Këshilla tipike për pagjumësinë është të qëndroni zgjuar gjatë ditës pasi përgjumjet mund të përkeqësojnë situatën kur doni të flini natën. Ju duhet të planifikoni në mënyrë strategjike përgjumjet për t'u siguruar që ato nuk do të ndikojnë në gjumin gjatë natës. Nëse flini shumë gjatë ose shumë vonë gjatë ditës, kjo mund ta bëjë më të vështirë gjumin gjatë natës.

Provoni terapinë e sjelljes

Hulumtimet tregojnë se terapia për pagjumësinë mund të përmirësojë cilësinë e gjumit gjatë shtatzënisë. Në vend që të merrni këshilla për gjumin nga profesionistët për të lehtësuar simptomat, provoni terapinë që identifikon dhe zëvendëson të menduarit dhe sjelljet që ndikojnë në aftësinë për të fjetur natën. Nëse shkaqet e pagjumësisë janë ankthi dhe stresi, mënyra si identifikoni problemet që çojnë në një sjellje të caktuar do të kenë ndikim direkt në gjumin e natës.

Flini në anën e majtë

Të ndihesh rehat në shtrat mund të duket e pamundur kur ke një bark të madh, pra kur jeni shtatzënë. Të fjeturit anash apo në një anë zbut pagjumësisë. Gjumi në anën e majtë mund të ndihmojë në lehtësimin e problemeve gastrointestinale. Për shkak se stomaku është i orientuar në anën e majtë të trupit, kjo e bën tretjen më efektive nëse flini në anën e majtë. Urthi gjatë natës është i zakonshëm në shtatzëni, ndaj fjetja në anën e majtë mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat