Metoda e shkundjes së trupit që heq stresin brenda 5 minutash

Këshilla mjekësore

Metoda e shkundjes së trupit që heq stresin brenda 5 minutash

Më: 26 janar 2024 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Emma Marschall, një eksperte holistike, u bë virale me një video ku tregonte për të ashtuquajturën “somatic shaking” (formë “kërcimi” që ka në fokus tundjen e trupit në një mënyrë specifike instinktive) dhe me bindje u shpreh për ndikimin që ka kjo metodë në largimin e stresit. Sipas saj, kjo është një metodë e fuqishme terapie dhe alternative meditimi, sidomos për ata që kanë ankth dhe tension të vazhdueshëm.

Po çfarë është tamam “somatik shaking”?

E thënë teorikisht është një tundje e trupit bazuar në instinkte që ka aftësinë të largojë gjithë emocionet negative sidomos kur ndihesh i zënë nga traumat. Nuk ka lëvizje të gabuara ose të sakta, rëndësi ka të kanalizohet energjia negative dhe të çlirohesh prej saj.

Si mund ta realizosh këtë metodë?

Në fakt është shumë e thjeshtë. Të duhen vetëm 5 minuta (ose më pak) kushtuar kësaj metode çdo mëngjes dhe nuk ke nevojë për objekte shtesë apo diçka tjetër.

Pozicionohu në këmbë dhe përpiqu të ndjesh lidhjen me këmbëve dhe tokës. Përqendrohu tek trupin yt dhe mundohu të jesh sa më shumë i/e vetdijshme për çfarë po ndjen. Mundohu të ruash një lidhje me trupin tënd, vendos këngën e preferuar në sfond, mundësisht një këngë që të bën të kërcesh dhe lëviz trupin sa më shumë me intensitet edhe nëse mënyra si po e bën duket e çuditshme.

A funksionon kjo metodë?

Efekti i parë që vjen nga “somatic shaking” është çlirimi i tensionit të muskujve dhe shumë adrenalinë. Kur trupi është në gjendje stresi gjithçka preket dhe mund të ndjesh tension, shtim të rrahjeve të zemrës, probleme me frymëmarrjen, ulje të dëshirës seksuale, probleme me tretjen dhe dobësim të metabolizimit. Por, ky kërcim e balancon trupin dhe rikthen gjendjen optimale të sistemit nervor nëse e ndjek rregullisht si metodë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat