Loja “Tetris” mund të përdoret si terapi për trajtimin e traumave

Këshilla mjekësore

Loja “Tetris” mund të përdoret si terapi për trajtimin e traumave

Më: 28 mars 2017 Në ora: 23:27
Loja Tetris

Tetris është një lojë mjaft e thjeshtë në të njëjtën kohë tejet imponuese.

Qëllimi i kësaj loje është që të rreshtohen kubet në mënyrë që të përshtatën me njëra tjetrën, në një rresht horizontal.

Kur plotësohet e tërë hapësira kubet zhduket dhe shfaqet një hapësire e re e zbrazët, kështu duke vazhduar lojën si prej fillimit.

E shkencëtarët kanë deklaruar që thjeshtësia e lojës Tetris mund të përdoret potencialisht si një mjet terapeutik, shkruan BBC.

Prof. Emily Holmes, eksperte në psikologji në Universitetin Karilinska, ka kaluar vite të tëra duke studiuar përfitimet shëndetësore të kësaj loje.

“Dëshironim të kishim një detyrë që me të vërtetë ngelet në memorien tuaj. Tek Tetris format, ngjyrat dhe lëvizet janë mjaft absorbuese. Lojërat të tjera në laborator siç është numërimi nuk funksionojnë. Kështu që kemi menduar që ka nevojë të jetë diçka që shihet” ka thënë Holmes.

Holmes ka publikuar një studim në të cilin thuhet që terapia me Tetris mund të ulë impaktin psikologjik të ngjarjeve traumatike.

Ekipi i saj në Universitetin Oxford, kanë aplikuar këtë terapi tek pacientët që janë pranuar pas ndonjë aksidenti tragjik.

Fillimisht nga ata është kërkuar që të parafytyrojnë ngjarjen, pastaj të luajnë lojën Tetris.

20 minuta lojë, duket që kishin shkaktuar mjaftueshëm tërheqje të vëmendjes nga ngjarja, kështu duke ndaluar formimin e kujtimeve të këqija të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat