Përdorni limon për thembra të çara - Bota Sot
Përdorni limon për thembra të çara

Këshilla mjekësore

Përdorni limon për thembra të çara

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:34
Me anë të limonit ju mund ta eliminoni plotësisht këtë problem.

Thembrat e çara apo të plasaritura janë ndër problemet më të shpeshta që na rastis t’i shohim. Shkaqet e krijimit të tyre janë nga më të ndryshmet duke filluar nga mënyra e varfër e të ushqyerit, përkatësisht mos konsumimi i vitaminave të nevojshme për organizëm apo mos pirja e mjaftueshme e sasisë së rekomanduar të ujit.

Ato mund të shkaktohen edhe nga mungesa e higjienës apo mos hidratimi i rregullt i thembrave me kremra hidratuese.

Me anë të limonit ju mund ta eliminoni plotësisht këtë problem.

Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C  që i ndihmon shumë lëkurës tuaj gjithashtu ndihmon edhe në trajtimin e këtij problem mjaft të padëshirueshëm.

Mbusheni një enë me ujë të vakët dhe shtrydhni disa pika të limonit në të. Lërini këmbët të qëndrojnë në atë ujë për 15 ose 20 minuta pastaj largoni nga aty. Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe pakëz mjaltë, varësisht prej preferencës tuaj.

Nëse dëshironi ndonjë trajtim më të shpejtë atëherë vendosni në një pambuk disa pika limon kombinuar me disa pika uji, në mënyrë që të zbutet përqindja e aciditetit dhe vendoseni  direkt në zonën problematike.

Për rezultate më efektive  përdoreni këtë ilaç natyral disa herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat