Duhani implikohet në sëmundjet autoimune - Bota Sot
Duhani implikohet në sëmundjet autoimune

Këshilla mjekësore

Duhani implikohet në sëmundjet autoimune

Më: 7 maj 2017 Në ora: 00:08
Ilustrim

Hulumtuesit e kanë gjetur një lidhje midis niveleve të reduktuara të një qelize të përfshirë në zhvillimin e sëmundjeve autoimune dhe duhanpirjes.

Një studim i studiuesve në Danimarkë ka zbuluar se duhanpirësit kanë nivele të reduktuara të invariantëve T të ndërlidhura me mukozë, ose MAIT, të cilat ndërlidhen me sëmundjet autoimune.

Hulumtuesit analizuan lidhjen midis qelizave MAIT të reduktuara tek duhanpirësit dhe një rrezik në rritje në zhvillimin e sëmundjeve të caktuara si skleroza e shumëfishtë, ose MS.

Studimi u publikua në Journal of Leukocyte Biology.

“Është e qartë se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mund të predisponojë shumë sëmundje”, tha John Wherry, zëvendësredaktor i Journal of Leukocyte Biology. “Këto studime të reja hedhin dritë në atë se si pirja e duhanit mund të ndikojë gjithashtu në sistemin imunitar, një efekt ky që mund të ketë implikime në autoimmunitet dhe gjithashtu në mjedise të tjera si kanceri dhe sëmundjet kronike inflamatore”.

Hulumtuesit e analizuan qarkullimin e fenotipeve të qelizave imunitare, proliferimin e induktuar të antigjenit dhe sekretimin e citokineve tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit në një grup prej 100 pjesëmarrësish të shëndetshëm.

Studimi zbuloi se shpeshtësia e qelizave MAIT u zvogëlua tek individët e shëndoshë dhe pacientët me MS dhe se qelizat T nga duhanpirësit nuk u aktivizuan më lehtë kur hasën antigjene të huaja dhe antigjene personale.

“Ne besojmë se studimi ynë e paraqet një kontribut të rëndësishëm në kuptimin e ndryshimeve sistematike të qelizave imunologjike në duhanpirësit”, tha në një njoftim për shtyp dr. Cecilie Ammitzboll, studiuese nga Qendra Daneze për Sklerozë të Shumëfishtë. “Nga gjetjet tona shpresojmë se hulumtimi i përqendruar në popullata specifike të qelizave mund të zbulojë mekanizma patogjene, të cilat kontribuojnë në të kuptuarit e sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat