A mund të jeni alergjik ndaj marihuanës?

Këshilla mjekësore

A mund të jeni alergjik ndaj marihuanës?

Më: 29 mars 2018 Në ora: 14:24
Foto Ilustrim

Njerëzit mund të kenë reaksione alergjike të shkaktuara nga marihuana, ashtu siç mund të kenë edhe nga bimë të tjera dhe poleni. Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta në të rënda.

Në vitet e fundit, duket se ka pasur një rritje në numrin e raporteve të alergjive ndaj marihuanës. Kjo mund të jetë sepse marihuana, ose kanabisi, po bëhet gjithnjë e më popullore si një trajtim mjekësor për një sërë kushtesh. Disa shtete gjithashtu e legalizuan medikamentin për përdorim rekreativ, transmeton Indeksonline.

Kanabidoli, ose vaji nga kanabisi mund të shkaktojë reaksione negative në disa njerëz.

Simptomat

Simptomat e zakonshme të alergjisë së marihuanës, shumë prej të cilave janë të ngjashme me simptomat alergjike sezonale, përfshijnë:
një kollë të thatë, kongjestion, kruarje të syve, të përziera, teshtimë, dhimbje të fytit.

Diagnoza

Mjekët diagnostikojnë alergjitë e marihuanës në të njëjtën mënyrë si llojet e tjera të alergjive, duke përdorur teste të lëkurës ose teste të gjakut.

Trajtimi

Aktualisht, asnjë trajtim nuk është i disponueshëm për një alergji të marihuanës por mund të përdoret antihistamina për të menaxhuar simptomat dhe për të zvogëluar siklet.

Për shkak të mungesës së opsioneve të trajtimit, ata që janë alergjikë ndaj marihuanës duhet të shmangin pirjen e duhanit, të hanë apo prekin bimën e marihuanës për të parandaluar simptomat alergjike.

Nëse një person ka një alergji të rëndë ndaj marihuanës, ata duhet të mbajnë një injeksion epinefrin në rast të ekspozimit aksidental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat