Flokët mund t’ju zbulojnë këtë lloj kanceri, mos e neglizhoni

Këshilla mjekësore

Flokët mund t’ju zbulojnë këtë lloj kanceri, mos e neglizhoni

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Statistikat e viteve të fundit flasin për një shtim të meshkujve që preken nga kanceri i prostatës.

Ky lloj kanceri është një ndër format më të shpeshta të sëmundjes. Një në tetë meshkuj gjatë jetës sëmuret nga kjo sëmundje, e cila zakonisht godet meshkujt më të vjetër se 50-vjeç, dhe me kalimin e viteve rreziku shtohet.

Kanceri godet gjëndrën e vogël e cila gjendet afër komblikut dhe prodhon lëngun i cili përzihet me spermën dhe e nxjerr jashtë.

Mesatarja e viteve kur meshkujt diagnostikohen me këtë sëmundje është mes moshës 65 dhe 69-vjeç. Mirëpo, ekziston rreziku edhe tek ata meshkuj të cilët janë më të rinj se 50-vjeç.

Meshkujve, të cilët janë në moshën 20-vjeçare, fillojnë t’u bien flokët dhe i humbasin shumë shpejt, kanë shanse dy herë më shumë që të sëmuren nga kanceri i prostatës, shkruan noa. Kjo nuk do të thotë që të gjithë meshkujt të cilët kanë mbetur pa flokë do të sëmuren nga kanceri i prostates, por është mirë që të mos e neglizhoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat