QKMF-së në Deçan i shtohen pajisje në vlerë prej 5 mijë eurosh

Kosova

QKMF-së në Deçan i shtohen pajisje në vlerë prej 5 mijë eurosh

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
QKMF-së në Deçan

Qendrës Klinike Mjekësore Familjare në Deçan i janë shtuar pajisje të reja, kjo falë një donacioni në aparatura në vlerë prej pesë mijë eurosh nga kompania “Ipko”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se qëllim kryesor në këtë vit qeverisje e ka pasur sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, është punuar mjaft  për ndryshimin e gjendjes.

Ramosaj: Çdo donacion është i mirëseardhur

“Angazhimi jonë dhe përkushtimi ka qenë që këtë vit të kemi si subjekt të investimeve dhe shëndetësinë me të cilën jam mëse i kënaqur për shkak të investimeve që i kemi bërë. Çdo donacion që e lehtëson punën e stafit mjekësor në QKMF është i mirëseardhur”, u shpreh kryetari, Ramosaj.

Kurse, drejtori  QKMF-së, Selmon Berisha u shpreh i kënaqur me këtë donacion, duke theksuar se kjo do të thotë shumë  për ta.

Berisha: Ky donacion mundëson që qytetarëve t’u ofrojmë shërbime më cilësore

“Unë në radhë të parë e kisha falënderuar Ipko-n për këtë donacion që na ka dhuruar sot, një karrige stomatologjike dhe një senzor digjital për imazhin e rengenit. Kjo për ne do të thotë shumë, meqenëse se ne si QKMF kemi filluar një projekt para një viti e gjysmë, dhe jemi në përfundim të projektit, afër shtatëdhjetë përqind ka kaluar, mirëpo tani jemi dhe tridhjetë përqind të vitit të kaluar. Ky donacion që është ardhur sot nga Ipko na mundëson shumë që qytetarëve dhe fëmijëve t’i ofrojmë shërbime më cilësore”, ka thënë ai.

Drejtori i shitjes në Ipko,  Arianit Duraku u shpreh se këtë donacion e kanë bërë me qëllim të lehtësimit të punës së stafit dhe për arsye që shërbimet të jenë sa më të mira për pacientët.

Duraku: Vlera e këtij donacioni është pesë mijë euro

“Si kompani përveç përgjegjësisë që e kemi pasur deri tani, për zhvillim ekonomik, vitin e kaluar kemi identifikuar njëzet Qendra të mjekësisë familjare, në gjithë Kosovën, këto projekte besoj që kanë me hy në funksion dhe lehtësuar punën drejtorit dhe stafit që shërbejnë këtu që të japin shërbime sa më të mira pacientëve që vijnë. Vlera e këtij donacioni është diku rreth pesë mijë euro”, tha, Duraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat