Kirurgët në QKUK-së ndalin grevën, duan rritje pagash

Kosova

Kirurgët në QKUK-së ndalin grevën, duan rritje pagash

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 22:46
QKUK

Mjekët kirurgë të cilët të hënën kishin nisur grevë 24 orësh, kanë paralajmëruar se të premten do të vazhdojnë me grevën deri të plotësimi i kërkesave të kërkuara nga ta.

“Duam të ju informojmë se nga data 17.12.2018, Kolegjiumet Profesionale të Kirurgeve të QKUK-së, duke parë neglizhencën e premtimeve të dhëna kohe më parë për të pezulluar grevën, detyrohemi të rifillojmë grevën me kërkesën e njëjtë dhe të vetme, rritjen e pagave të mjekëve”.

Ata thonë se kërkesa e tyre është e qartë e vetme dhe e panegociushme.

“Ftojmë të gjithë akterët politike dhe udhëheqës të vetëdijesohen për gjendjen e rëndë të specialistëve si pasuri Kombëtare dhe aset që nuk mund të neglizhohet”, kanë thënë përmes një njoftimi.

Ndërkaq, Ambulancat Specialistike të Kirurgjisë këtë të enjte nuk kanë ofruar asnjë shërbim ambulator për pacientët, duke vazhduar kështu grevën e nisur ditë më parë me të vetmen kërkesë, rritjen e pagave të mjekëve.

Gjendje e njëjtë ka qenë në edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, drejtori i së cilës, Rifat Bajrami, ka konfirmuar se greva e mjekëve po vazhdon.
Grevë ka pasur edhe në Kirurgjinë e Fëmijëve, atë Torakale, Vaskulare , Urologjike, Plastike, ORL-së, Ortopedike, Anestezionit, Neurokirurgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat