KMDLNJ thërret të ndihmohen njerëzit në nevojë për festat e fundvitit - Bota Sot
KMDLNJ thërret të ndihmohen njerëzit në nevojë për festat e fundvitit

Kosova

KMDLNJ thërret të ndihmohen njerëzit në nevojë për festat e fundvitit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:10
KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka bërë thirrje që ndihmohen njerëzit në nevojë në këtë fundvit.

“Një kujdes në një ditë të veçantë apo në një festë për ju nuk është shpenzim fort i madh dhe i kushtueshëm, për njerëzit në nevojë është inkurajim se dikush interesohet për ta, se nuk janë të vetmuar, ndonëse në shumë raste janë të mohuar nga familja, përkrahja e juaj i bënë të ndjejnë se janë pjesë e një familje edhe më të madhe, ua kthen vullnetin dhe shpresën si dhe ndjenjën se nuk janë të vetmuar dhe të veçuar”, thuhet në thirrjen e KMDLNJ-së.

Në bazë të monitorimit të gjendjes KMDLNj rekomandon të kontribuohet me gjësende ushqimore (pako për fundvit) dhe veshmbathje për: Institutin Special në Shtime, Shtëpia për të Moshuar në Prishtinë, HANDIKOS në Prishtinë, Shtëpitë e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara dhe Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan.

“Operatorët Kujtesa dhe IPKO mund të kontribuojnë duke ofruar shërbime gratis të internetit dhe sistemit kabllor sidomos në Shtëpinë për të Moshuar në Prishtinë. KMDLNj shpreson në mirëkuptimin dhe solidaritetin Tuaj për të ndihmuar njerëzit në nevojë që meritojnë t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë sikur të gjithë të tjerët. Kontributin Tuaj mund ta dërgoni vet në vendin për të cilin përcaktoheni ose, mund të kontaktoni në tel të KMDLNj – së për informata të nevojshme: 0044 50 05 02, 038 24 90 06”, thuhet në fund të thirrjes së KMDLNJ-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...