Haradinaj shpreh ngushëllime për tragjedinë në minierën e Çekisë

Kosova

Haradinaj shpreh ngushëllime për tragjedinë në minierën e Çekisë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin për tragjedinë e ndodhur në Minierën CSM të Çekisë, ku humbën jetën disa persona.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babis dhe Kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat