Veseli-punëtorëve shëndetësor: Ligji mbi Pagat do të votohet brenda muajit janar

Kosova

Veseli-punëtorëve shëndetësor: Ligji mbi Pagat do të votohet brenda muajit janar

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Delegacioni i Federatatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Delegacioni i Federatatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është takuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ku kanë marrë premtimin se ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor.

Delegacioni ishte i udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, nënkryetari Blerim Delija dhe kryetari i Këshillit Drejtues, Jahir Lajqi. Ndërsa, bashkë me Veselin ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.                                                                                              

“Takimi ishte konstruktiv ku u diskutua rreth kërkesave të FSSHK-së për mundësit e daljes nga situata e krijuar. Kryeparlamentari u zotua se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit Janar 2019.  U zotuan se Ministri i Shëndetësisë do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor. Po ashtu në ligj do të përcaktohet edhe data e implementimit të Ligjit mbi Pagat. Duke u gjendur në një situatë të tillë  FSSHK-ë konsideron që Janari duhet të jetë muaji i pritjeve rreth realizimit të kërkesave tona, në të njëjtën kohë njoftojmë qytetarët të jenë të qetë rreth shërbimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e federatës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës më 3 janar mbledhë Këshillin Drejtues të FSSHK-së ku do të diskutohet rreth vendimeve të mëtutjeshme sindikaliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat