"Vetting"-u, proces i harruar

Kosova

"Vetting"-u, proces i harruar

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:13
Foto ilustruse

janë bërë më shumë se një vit që kur qeveria e Ramush Haradinajt ka nisur punën.

E në planin e kësaj qeverie, po thuaj se vendin më të rëndësishëm e kishte zënë sundimi i ligjit.

Si pjesë e kësaj, po në këtë plan ishte paraparë edhe një proces i Vettingut në sistemin e drejtësisë e sigurisë.

Por, qeveria duket se e ka harruar këtë pjesë të programit të saj.

Tani qëndrimi zyrtar i tyre është se nuk ka nevojë që të ketë një proces verifikimi në Kosovë.

Por, mendim krejt tjetër kanë monitoruesit e sistemit të drejtësisë.

Ehat Miftaraj, nga IKD thotë se përmes këtyre formave politika po ndërhynë në sistemin e drejtësisë.

Bile për Miftrajn, një proces i tillë i Vettingut është i domosdoshëm.

Përkundër kësaj, Ministri i Drejtësisë, insiston se pastrimi i sistemi të drejtësisë mund të bëhet edhe përmes formave të tjera.

Ndërsa, edhe pse e kishte shkruar në plan qeverisës Vettingun për gjyqtarë e prokuror,  Ramush Haradinaj kohë më parë kishte deklaruar se  Kosova e ka kryer këtë proces kohë më parë dhe nuk ka nevojë që të kthej kokën mbrapa

 Por, mendim të ndryshëm ka partneri i tij i koalicionit Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit, ishte iniciuesi i idesë që në Kosovë duhet të ketë një proces Vettingu. Por që nuk kishte dhënë afat se kurë do të ndodhte një gjë e tillë.

Ndryshe, në vitin 2009 Kosova kishte kryer procesin e  vettingu, ku në proces verifikimi u patën diskualifikuar rreth 45 gjyqtarë e prokuror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat