Çifti nga Londra që themeloi fondin për të ndihmuar familjen e policit të vrarë në Istog

Kosova

Çifti nga Londra që themeloi fondin për të ndihmuar familjen e policit të vrarë në Istog

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Valmira dhe Valon Llabjani

Duke marrë shembull fondet e ngjashme në Angli, çifti Valmira dhe Valon Llabjani, kanë ndërmarrë të njëjtën nismë, atë për themelimin e fondit për t’i ndihmuar familjes së policit të vrarë në Istog, Izet Demaj.

Valmira, e cila ligjëron në një universitet në Angli ku edhe jeton, ka thënë se për t’u solidarizuar me familjen e policit, bashkë me bashkëshortin e saj, vendosën ta nisnin në Facebook fondin për mbledhjen e parave.

Ajo thotë se caku ishte për mbledhjen e 20 mijë eurove, por ende pa u bërë 48 orë, kjo shumë është tejkaluar, meqë interesimi i qytetarëve nga e gjithë bota për të kontribuuar, ishte i madh.

Valmira Hoti tregon se fondi do të jetë i hapur deri më 15 janar, ndërsa mjetet do t’i shkojnë në llogari posaçërisht bashkëshortes së policit të vrarë, Izet Demaj, ditë më parë gjatë një grabitjeje të bankës.

Ka thënë se edhe vetë personalisht do të vijë në Kosovë për ta takuar familjen dhe t’ia dorëzojë çekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat