Deçan: Avni Shalajt dhe Gëzim Dakajt, iu shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaj

Kosova

Deçan: Avni Shalajt dhe Gëzim Dakajt, iu shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaj

Nga: Adem Lushaj Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Pejës, dega në Deçan, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1(një) muaj, për të dyshuarit Avni Shalaj (1987) nga Pavlani, Komuna e Pejës, dhe Gëzim Dakaj (1982) nga Stankaj, Komuna e Pejës, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “tentim vjedhje”, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Në seancën gjyqësore të udhëhequr nga gjyqtari Nexhat Musaj, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë së Pejës, e përfaqësuar nga prokurorja, Sanije Seferi Gashi, që ndaj të dyshuarve Shalaj dhe Dakaj, të caktohet masa e paraburgimit nga një muaj, konform neneve 187 dhe 188 të KPPRK-së. Prokurorja e shtetit, ka arsyetuar kërkesën e saj, me faktin se të dyshuarit, pos veprës së kryer, janë përsëritës të veprave të ngjashme, sikurse që të njëjtit mund të ndikojnë te dëshmitarët në hetim të ratsit.

Mirëpo, me kërkesën e prokurores së shtetit, nuk ishin pajtuar avokatët mbrojtjes, Daut Cacaj (avokat mbrojtës i të pandehurit Avni Shalaj) dhe Merita Binakaj (avokate mbrojtëse i të pandehurit Gëzim Dakaj), të cilët kamë kërkuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër alternative, me arsyetim se të dyshuarit vec se kanë pranuar veprën e kryer, e nuk paraqesin rrezik për pengim të hetimeve të mëtejme. 

Gjyqtari Musaj, pasi kishte analizuar provat e prezantuara nga Prokuroria e Pejës, si dhe bazuar në  nenet 185,186 dhe 187 dhe të KPPK-së, ka vendosur që të dyshuarve, Avni Shalaj dhe Gëzim Dakaj, tu shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat