Rikalo nënshkruan marrëveshje në përkrahje të shoqatës “Gen Vet” - Bota Sot
Rikalo nënshkruan marrëveshje në përkrahje të shoqatës “Gen Vet”

Kosova

Rikalo nënshkruan marrëveshje në përkrahje të shoqatës “Gen Vet”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën për përmirësimin racor të gjedheve “Gen Vet”, me qëllim të rritjes së potencialeve të kësaj shoqate.

Ai tha se përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria e Bujqësisë do t’ia ofrojë në shfrytëzim kësaj shoqate asetet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet.

Rikalo: Synojmë të rrisim potencialet e kësaj shoqate

“Sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqatës ‘Gen Vet’, për një çështje shumë me rëndësi për arritjen dhe zgjerimin e potencialeve të shoqatës ‘Gen Vet’”, ka thënë Rikalo.

Rikalo ka thënë ka njoftuar se ky projekt do të zgjasë dy vjet dhe njëherësh u zotua se përkrahja në të ardhmen nga ana e ministrisë nuk do të mungojë. 

Rikalo: Gen Vet do ta ketë përkrahjen e gjithanshme

“Ky projekt është nënshkruar për dy vjet dhe do ta ketë mbështetjen e gjithanshme të ministrisë në çdo aspekt. Shoqata dhe ministria e kanë një bashkëpunim shumë të mirë, përmes së cilit është kyçur edhe me Universitetin e Ohajos dhe ne do të mundohemi që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim sa më të mirë që kjo marrëveshje të përmbushet në çdo aspekt”, ka thënë Rikalo.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Rikalo nuk ka pranuar asnjë pyetje jashtë temës së kësaj marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...