Si do të jetë moti në Kosovë të martën - Bota Sot
Si do të jetë moti në Kosovë të martën

Kosova

Si do të jetë moti në Kosovë të martën

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të martën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme. Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakriposura.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...