Këshilli grevist i SBASHK-ut në Deçan, ka emëruar Kadri Tahirukajn, për kryesues të tij, ndërsa zëvendës do jetë, Burim Avdijaj (njëkohësisht edhe zëdhenës i Këshillit), emërime të ardhura pas dorëheqjes së kryetarit të SBASHK-ut për Deçan, Avdullah Lataj.
Sipas njoftimit të Këshillit grevist, Tahirukaj, këtë detyrë do ta ushtron deri në përfundim të grevës së mësimdhënësve.
Për zgjedhjen e Tahirukajt është informuar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili në orët e pasdites kishte mbajtë takim me Këshillin grevistë komunal.
Këshilli grevist i SBASHK-ut në Deçan, njofton se greva e mësimdhënësve do vazhdoi, përkundër ftesave të vazhdueshme për ndërprerje të grevës, ftesa që vijnë nga përfaqësues të institucioneve komunale dhe qendrore.