Bora shkakton kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kosova

Bora shkakton kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që të krijohen kolona të gjata të veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Siç shihet në fotografitë që ka siguruar media, për shkak të mos pastrimit të rrugëve kanë mbetur dy vetura në rrugë, dukë shkaktuar kolonë të gjatë të veturave.

Reshjet e borës kanë filluar prej orëve të hershme të mëngjesit, kurse Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në mëngjes kishte deklaruar së të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme për qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat