Arrestohet njëri prej grabitësve të bankës “TEB” në Prishtinë

Kosova

Arrestohet njëri prej grabitësve të bankës “TEB” në Prishtinë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej personave që ishte i përfshirë në grabitjen e armatosur në bankën “TEB” në Prishtinë.

Mësohet se forcat e sigurisë kanë prangosur të dyshuarin që ishte i përfshirë në vjedhjen e bankës në lagjen “Dardania”.

Ndryshe, dy persona të maskuar, në fund të nëntorit, kishin marrë një sasi të madhe parash dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Vlen të theksohet se vetura që ngisnin hajnat ishte gjetur edhe në Istog, pikërisht në vendin ku u vra polici, Izet Demaj./indeksonline

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat