Mesditën e sotme në Podujevë është gjetur një person i vdekur
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, është thënë nga Policia.
“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.