“Pika me ia qit femes në pije” - Ilaçi që po shitet publikisht për rritjen e epshit seksual

Kosova

“Pika me ia qit femes në pije” - Ilaçi që po shitet publikisht për rritjen e epshit seksual

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:19
Ilaçi

Produkte nga më të ndryshme vazhdojnë të shiten publikisht në rrjetet sociale në Kosovë. Së fundmi produktet për rritjen e epshit seksuale po shihet si biznes fitim prurës.

E gjithë kjo po bëhet në rrjetet sociale Facebok dhe Instagram, dy rrjetet ndër më të përdorura në Kosovë. Në një grup në Facebook, një person me emrin Shpat Gashi paraqet produktet e tij për t’i shitur.

Ai tregon mundësit se si mund t’ua hedhësh grave në pije produktin “Black Pika”, ashtu që t’u rritet epshi për marrëdhënie seksuale, shkruan Insajderi.

“Pikat Black përdorën për femrat mund t’i hidhesh në pijen e femrës në gjitha llojet nuk ka efekte anësore vetëm jep epsh dhe dëshirën për marrëdhënie të menjëhershme”, thuhet në shpjegimin e tij.

Ai thotë se ky produkt është i përpunuar nga ekstrakte bimore, ndërsa dominohet nga zambaku.

Image

“Është e përpunuar nga ekstrakte bimore më së shumti nga zambaku. I jep një epsh të zjarrtë për marrëdhënie me një efekt të përsosur pa asnjë efekt anësor. Nuk rekomandohet për shtatzëna dhe në të qumësht të përdorët”, shpjegon ai për klientët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat