16 vjeçarja nga Kaçaniku refuzon të kthehet në shtëpi, po kërkon një jetë më të mirë dhe sa më larg familjes

Kosova

16 vjeçarja nga Kaçaniku refuzon të kthehet në shtëpi, po kërkon një jetë më të mirë dhe sa më larg familjes

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:11
Viola Guri

Pas disa ditëve që ka qëndruar e zhdukur e në kërkim nga Policia e Kosovës, 16-vjeçarja Viola Guri nga Kaçaniku u gjet në një qendër tregtare në Pejë. Mirëpo, vajza që kishte ikur nga shtëpia duke kërkuar një jetë më të mirë, ka refuzuar të kthehet në familjen e saj.

Momentalisht ajo është duke qëndruar në strehimore, ndërkaq, nga familja kanë thënë se e kanë parë atë dje gjatë ditës.

Qëndroi e zhdukur për gati një javë, e kur u gjet, nuk pranoi të kthehej në familje, por zgjodhi strehimoren. Viola Guri, 16 vjeçare nga Kaçaniku u gjet dje nga Policia e rajonit të Ferizajt.

“Lidhur me rastin e raportuar nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes”, kanë bërë të ditur policia.

Mirëpo, pavarësisht se u gjet nga Policia, ajo nuk pranoi të shkonte te prindërit e saj në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Policia e Rajonit të Ferizajt ndërkohë nuk kanë bërë të ditur me kë e kanë gjetur vajzën, me arsyetimin se ajo është person i mitur.

Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut kishte zgjedhur të ikë nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, pasi që në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare.

Ajo kishte lënë edhe një letër nga ku do të ju bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat