Ky është linku ku mund të aplikoni për t’u bërë ushtar i Kosovës

Kosova

Ky është linku ku mund të aplikoni për t’u bërë ushtar i Kosovës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

MM ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej 11 deri më 22 shkurt 2019.

Formularët për aplikim janë në dispozicion nëpër të gjitha kazermat e FSK-së si dhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, që ju mund ta bëni duke klikuar KËTU.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë prej orës 09:00 – 15:00, deri në afatin e fundit për konkurrim.

“Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e të rinjve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, gjinore dhe racore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat