Asnjë shesh qendror nuk mban emrin “17 Shkurti” - Bota Sot
Asnjë shesh qendror nuk mban emrin “17 Shkurti”

Kosova

Asnjë shesh qendror nuk mban emrin “17 Shkurti”

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Një rrugë në Prishtinë, e emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “17 shkurti”, nuk është më e gjatë se 300 metra.

Ndryshe nga sheshet apo edhe rrugët qendrore, për qytetarët ajo është pothuajse e panjohur.

Rrugë të ngjashme dytësore të emërtuara “17 shkurti”, përgjatë këtyre 11 vjetëve të pavarësisë në gjithë vendin, janë edhe 21 të tjera sikurse kjo në Fushë Kosovë, raporton ktv.

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë thënë se asnjë shesh apo rrugë kryesore nuk është emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë.

17 shkurti duhet të jetë emër sheshi, thonë qytetarët të cilët e kërkojnë këtë nga kuvendet komunale.

Por, ka edhe të atille që thonë se jo gjithçka duhet të lidhet me pavarësinë.

Ndërsa, përveç emërtimit “17 shkurti”, sipas të dhënave, 21 komuna kanë vënë emra rrugësh edhe si “Pavarësia”. Edhe ato, sipas Ahmetit, janë rrugë dytësore. Ndërkohë, është vetëm një rrugë në vend që mban emrin “Pavarësia e Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...