BERNIE SANDERS ZYRTARIZON KANDIDATURËN E TIJ PËR PRESIDENT – POLITIKANIT KOSOVAR I “NDREQET DITA”
Një politikan nga Kosova ka mirëpritur dhe i është gëzuar lajmit se senatori demokrat nga Vermonti, Bernie Sanders do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në garën presidenciale të vitit 2020.
Shpend Ahmeti nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë të martën se lajmi për kandidaturën e Sandersit për president të ShBA-ve “ia ka bërë ditën më të mirë”.
Ahmeti përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, është shprehur haptas se mbështet Sandersin në garën presidenciale të vitit 2020.