Nuk zmbrapset Tahiri për fabrikën e Llamkosit: Nuk i ndërrohet destinimi

Kosova

Nuk zmbrapset Tahiri për fabrikën e Llamkosit: Nuk i ndërrohet destinimi

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:09
Xhafer Tahiri me përfaqësuesit e Sindikatës së ish-fabrikës së Llamkosit

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do ta lejon fabrikën e Llamkosit që ta ndërron destinimin.

Ai sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së ish-fabrikës së Llamkosit, ku e ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e qartë të komunës së Vushtrrisë.

Tahiri shprehet se, ofron mbështetje për secilin investitor/blerës potencial i cili e ka për qëllim funksionalizmin e Llamkosit.

Ja postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së ish Fabrikës Llamkos. Ju rikinfirmova mbështetjen time të plotë dhe qëndrimin e qarte se Komuna per aq kohe sa une jam kryetar, nuk do te lejoje ndërrimin e destinimit te Fabrikes. Komuna ofron mbeshtetje per secilin investitor/bleres potencial qe ka per qellim funksionalizimin e Llamkosit. Do te jem gjithmone me ish koleget e mi nga Llamkosi ne cdo sfide qe ata kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat