Elezi: Limaj gjithë ka keqmenaxhuar me institucionet e shtetit

Kosova

Elezi: Limaj gjithë ka keqmenaxhuar me institucionet e shtetit

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:53
Fatmir Limaj

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas Shemsi Elezi, ka thënë akuzuar kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, për keqmenaxhim.

Elezi në një postim në Facebook, ka thënë se Limaj me “shokët e tij kanë keqmenaxhuar gjithë me institucionet e shtetit”.

Kjo sipas tij, do të vazhdojë, “për aq kohë sa Kosova do të mbetet vatër e klientelizmit politik”.

Reagimi i plotë:

Sikur të ishte Fatmir Limaj, një menaxher i mirë le ta hap një biznes 100% pronar vet dhe do t'a kishim pa sa ka aftësi me dëshmu se din.

Jo këtë as ai me shokët e tij nuk mund t'a bëj sepse, askush deri me tani nuk ju ka thanë puna e mbarë.

Gjithë kanë keqmenaxhu me institucionet e shtetit, kështu do të vazhdojnë për aq kohë sa ky vend do të mbetet vatër e klientelizmit politik.

Image
Shemsi Elezi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat