Trupi i pajetë që u gjend sonte në Mitrovicë, dyshohet të jetë i babait të Ermal Kamberajt

Kosova

Trupi i pajetë që u gjend sonte në Mitrovicë, dyshohet të jetë i babait të Ermal Kamberajt

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Ermal Kamberajt

Personi i cili u gjet i vdekur sonte në hyrje të tunelit të Bairit në komunën e Mitrovicës, dyshohet se është babai i Ermal Kamberajt, i cili u vra afro dy vite më parë në një lokal në këtë qytet.

Edhe pse nga policia nuk është konfirmuar një gjë e tillë, burime brenda këtij institucioni bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 64 vjeçarit është pikërisht i babait të Ermalit.

Inicialet e tij janë M.K, kurse dyshimet e para thuhet të jenë se shkaku i vdekjes ka qenë një sulm kardiak.

Ndryshe Ermal Kamberaj ishte qëlluar me tre plumba gjatë orarit të punës, ku punonte si menaxher në një lokal në qytetin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat