Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në Prishtinë

Kosova

Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 08:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje rreth orës 11:30, policia ka raportuar për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Mirëpo, 27-vjeçari, A.J, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vrasja që ndodhi në pikë të ditës dje në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje të kobshme dhe pasdite kanë treguar se i dyshuari që ka kryer këtë krim është identifikuar.

Sipas një komunikate, që përmbante informacione shtesë, thuhej se po punonte rreth lokalizimit të vendndodhjes së tij.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjes e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

“Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme  ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor”, ka thënë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat