Specialja e ftoi për intervistim, Ramadani: Daja Agim do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide

Kosova

Specialja e ftoi për intervistim, Ramadani: Daja Agim do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Agim Kuçi

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe komandant Agim Kuçin. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vet Kuçi.

Duke komentuar në lidhje me këtë, zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes Burim Ramadani, ka thënë se Agimi do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide.

“E di me krejt shpirt e mendje se Daja Agim do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Komandant Agim Kuçi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kokën lart komandant Agim Kuçi e ka mbajtur gjithherë. Në luftë e në paqe.

E di me krejt shpirt e mendje se Daja Agim do të jetë ballë lart edhe pas kësaj sfide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat